Poeti Agim Doçi: Këngëtaret ndërrojnë nga 5 palë tanga. Sot të rinjtë kurvërohen, kë të dëgjoj Noizyn?!

Poeti Agim Doçi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos në Fax news, ku nuk kurseu thumbimet për kolegë të tij, dhe zhgënjimin për nivelin e teksteve të këngëve që janë sot në treg.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar.

Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale.

Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver.

Kadareja, Agolli, Xhevairi, Kondakçiu, kanë bërë tekste për Enver Hoxhën”, u shpreh Doçi, ndërkohë që komentoi dhe risinë e teksteve të tij, që i dedikoheshin dashurisë.

“Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri.

Arben Duka ndjesë pastë ka qenë një poet i mrekullueshëm i festivaleve, ka fituar 3 çmime. Mosmirënjohësit nuk i dua fare, nuk është një harresë apo një lapsus. Unë që në 2011 më është dhënë titulli Mjeshtër i Madh”, tha poeti, ndërkohë që u ndal dhe te e drejta e autorit, që sipas tij nuk respektohet.

“Shqipëria në kapitullin e 4 të integrimit në BE ka mbrojtjen e autorit, kjo këtu funksionon zero me bisht”.

Një vend të veçantë gjatë intervistës, Doçi ia kushtoi dhe teksteve të këngëve që janë sot në qarkullim, ku tha se nuk i ndjek shumë prej zhanerat e muzikës.

“Nuk mund të quhet këngë, kur interpretuesja ndërron 5 palë tanga, kjo është një fyerje për personin që shkruan tekstin. E ke harruar ti Adelina Ismailin dhe kompani? S’të kemi parë ndonjëherë ty lakuriq ne (i referohet moderatores Rovena Dilo).

“Dorën në dritare, u bëra nervoz, u bë deti kos, u bë deti kos…”, ja ky është një teskt kënge.

“Pse më ke lënë në vetmi, si një objekt në mes të 100 vetmive…”, ndërkohë që vetmia është një. Tekstet rap nuk i dëgjoj fare, kë të dëgjoj Noizyn? Koha e reperizmit ka ardhur! Janë tekste mjerane, mediokre”, tha Doçi në Fax News.

Latest articles

Related articles