Lita: Nuk do të ketë drejtim kolegjial të PD. Është gjella e vjetër që ngrohet në mikrovalën e politikës

Drejtori i Faktor.al Lavdrim Lita i ftuar në një intervistë për RTV Ora deklaroi se dy takimet e paralajmëruara të PD janë për riorganizimin e PD.

Të dy datat janë për organizimin e PD. Mbledhja e të hënës e grupit parlamentar të PD është për riorganizimi e PD dhe orietimin politik. Disa deputetët të njohur dhe pak të njohur kanë propozuar drejtimin kolegjial të PD bashkë me deputetët e Foltores, çka është refuzuar ditën e djeshme nga Sali Berisha, pasi sipas tij, “kjo gjë do ishte shkatërrimtare”. Pak e shumë dihet edhe debati në grupin parlamentar sepse kanë marrë paraprakisht një refuzim nga grupimi i Berishës për tu bashkuar dhe për të pasur një lidership kolegjial deri në 2025“.

Sipas Litës këto debate janë mekanike dhe nuk i shtojnë ndonjë gjë të re skenës politike.

Realisht në disa bashki të vendit që janë humbur nga Berisha dhe Meta ka pasur një bashkim të deputetëve të PD zyrtare me “Bashkë Fitojmë”, si në Peqin, Belsh apo Lushnje. Këtu ka pasur bashkim të deputetëve por prap janë humbur bashkitë. Unë nuk mendoj që qytetarët do ta kërkojnë prapë këtë gjellën e vjetër që ngrohet në mikrovalen e politikës dhe presin diçka tjetër. Ndoshta me fytyra të reja që nuk i kanë parë këto 30 vite në skenë“.

Ndërsa mbledhja e kryesisë të martën, për Litën do të ketë si axhendë riorganizimin e partisë dhe çeljen e garës për kryetarin e partisë Demokratike.

Duhet të jemi të sinqertë. Takimet e Lulzim Bashës janë për të thënë që jam gati për PD dhe opozitën. Basha nuk po kufizohet tek PD, por tek tematikat e opozitës: veting politikës, vota diasporës, lista të hapura, mandat të kufizuar të KM. Dhe këtu në fokus është rindërtimi i opozitës në vend, duke zgjeruar frontin opozitar me kampionë elektoralë që kanë axhendë të përbashkët për ndryshime kushtetuese”.  

Latest articles

Related articles