Rama sulmon Artan Lamen për gjendjen e hipotekave: E përdorin të fuqishmit

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sërish shqetësimin e tij lidhur me situatën në hipoteka dhe çështjen e pronave.

Duke folur të premten në Tiranë gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, zoti Rama tha se hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz.

Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz” u shpreh zoti Rama. Ai tha se hipoteka është parë si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.

Edhe një herë zoti Rama kërkoi ndjesë për situatën në hipoteka duke kërkuar kthimin e këtij institucioni në nivelin e një banke.

Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda!” tha zoti Rama.

Kujtojmë që hipotekat dhe aluizmi ishin pjesë e sistemit të Kadastrës së krijuar nga Artan Lame.

Latest articles

Related articles