Basha me të rinjtë në Tiranë: Jeni e vetmja shpresë për vendin

Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me të rinjtë e degës nr. 14, në zonën e Dajtit.

Sipas Bashës, deputeti është lidhja mes votuesve dhe parlamentit, dhe me këtë sistem, ka degjeneruar politikëbërja sepse përfaqësuesit e qytetarëve kanë dështuar të kuptojnë problemet e tyre.

Më tej, Basha bashkëbisedoi me të rinjtë për kuptimin e listave të hapura dhe rëndësinë që ato kanë për demokracinë. Nëse njerëzit duan demokraci si ato në Perëndim, listat e hapura janë zgjidhja, thotë Basha.

 

 

Basha:

Angazhimi i te rinvje ne politike dhe angazhimin e drejtperdrejt ne politike. Ndaj listat e hapura eshte mu desi te zgjidheni drejtperdrejte. Sepse nje rini me listat e hapura ka shume me te lehte te marre votat tuaja, pa pyetur se ne cfare vendi e vendos partia. I vetmi shpetim shoqerise do ti vij nga riperteritja e klases politike nga pjesemarrja e rinise. Kane 33 vite stazhe politike. Jane te vjeter. Nuk kane çfare te japin me. Kane mendjen vetem çfare mund te marrin. Sistemi politik iu jep mundesi te marrin. Nderkohe qe qytetaret japin. Kete duhet te ndryshojme. E vetmja shprese per vendin. Per PD ky duhet te jete misioni kryesor. Te rigjenerojme shpresen me rini ne cdo nivel. Te dale para qytetareve me nje ekip qe te dale para qytetareve per te qeverisur vendin.
Ne takimet tona flasim per vetingun e politikaneve, per kufizimin e mandateve, per listat e hapura, por qellimi mbi qellim eshte te aktivizojme rinine qe te marre pjese, se dyte te beje gjithcka per tu degjuar dhe ti hapim rruge rinise te marre fatet ne dore. Ky eshte misioni im.

 

Investitoret e huaj
Basha: Ne Maqedoni te Veriut, ka kampuse qe ofrojne pune per te rinjte me paga deri ne 2500 euro. Por a a po behet dicka ne kete drejtim ne Shqiperi, qe investitoret qe shkojne ne Maqedonine e Veriut, te vijne edhe ne Shqiperi?
Sepse eshte fakt qe cdo muaj Shqiperise i ikun mijera te rinj ne emigrim. Nje pjese e madhe ikin dhe punojne pune te renda, dhe te tjere te kualifikuar ikin per te gjetur pune ne Gjermani, Britani, etj.
Vetem ne Shqiperi nuk i mbajme dot.
Nese do te harxhonin 1/10 e kohes ne vend qe te baltosnin njeri tjetrin apo duke influencuar drejtesine qe ti ikin asaj, duke shmangur llogaridhenien, sikur gjysmes se kesaj kohe ta ofronin zgjidhje se si te pergjysmohen taksat. Qe te rinjte te shkojne ne kampuse te financuara, qe te hapen vende pune. Qe te garantojme qe ka konkurrence te lire. Por nese vjen dikush dhe hap 2 mije vende pune dhe papritur vjen minsitri apo vellai I ministrit apo kryeministrit, me gjoba dhe tritol shkaterron nje projekt te tille, sigurisht qe askush nuk vjen ne Shqiperi.
Ne Shqiperi ka mundesi te jashtezakonshme. Duhet te ndalim hemoragjine e Shqiperise. Sa me shume rini largohen nga vendi, aq me keq per vendin tone.

Latest articles

Related articles