Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike. Të ndryshohet Kushtetuta për vetingun e politikanëve


Basha:

Edhe një herë, është kënaqësi e madhe të ndodhem në mesin tuaj sot. Momenti që po diskutonim ftesën për të ardhur në Vlorë, filloi një pritshmëri positive për tu rikthyer pas një kohe të gjatë në mesin e qytetarëve vlonjatë, në veçanti në mesin e rinisë vlonjate.
Ka qenë një kohë e mbushur me zhvillime, e mbushur me pritshmëri, e mbushur edhe me zhgënjime. Por ajo që ka rëndësi është jo vetëm çfarë kemi kaluar, që është e rëndësishme, por ku do të shkojmë?
Dhe kjo është një pyetje që gjithsecili ia bën vetes. Edhe atyre që janë shumica, për fat të keq në vlorë dhe në Shqipëri, që s’po iu ecën ashtu siç duhet, por edhe dikujt që poi u ecën.
Ku do të shkojmë që këtu?
Dhe më shumë sesa për të treguar rrugën ku do të ecim, do të doja të bëja një bashkëbisedim se si e shikoni këtë rrugë. Pa diskutim që unë kam një vision, një projekt do të thoja, për të rregulluar ato aspekte të jetës politike, prishja e të cilave ka ndikuar jetën ekonomike dhe jetën shoqërore të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.
Dhe besoj se këto tre-katër herë që kam pasur mundësi të shprehem publikisht, pas një viti e pak heshtje të gjatë, i kam bërë të ditura disa prej këtyre pjesëve të një projekti apo vizioni, se si mund ti bëjmë gjërat më mirë. Por, sado që duam t’i shmangemi, nuk i shmangemi dot përse erdhëm këtu? Dhe ku jemi?
Jemi në një Vlorë pa konkurrencë, pa mundësi për gjithë vlonjatët dhe në veçanti për rininë.
Jemi në një Vlorë e cila ka një potencial 10-15 herë më të madh sesa ky është sot, por që nuk arrin dot ta shpalos.
Pse?!
Për shkak të mungesës së konkurrencës. Për shkak të mungesës së hapsirë. Dhe gjithçka fillon tek vendimarrja politike. E cila për fat të keq vazhdon të dominojë më shumë se çdo vendimmarrje tjetër në jetën e të rinjve dhe jetën e qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqiperisë.
Por si kemi ardhur deri këtu?!
Kemi ardhur sepse njerëzit nuk janë të lirë të zgjehdin kë duan dhe të zgjedhurit janë të parazgjedhur. Dhe vetëm mes të parazgjedhurve mund të votoni atë që dëshironi.
Si mund ta ndryshojmë këtë?
Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht I bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi I këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.
Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është I pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari I partisë.
Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5 mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.
Ky është rrethi vicioz.
Ky është kurthi në të cilin jemi future prej 2008-es.
Një klasë politike e vjetëruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapsirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapsirë në kuptimin e moshës.
Shikoni çfarë ka ndodhur!
Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit.
Si mund ta ndryshojmë këtë?
Duhet të biem dakord që kjo nuk ndryshohet e gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike; me sharje, me banalitete, me kërcënime, me demagogji, me tallava nuk vjen as debati nuk dëgjohet, jo më të ndryshohet diçka.
Që të ndryshojme, jam i bindur, që gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve; dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve.
Kjo, në mendimin tim është e para që duhet të bëjmë.
E dyta, duhet të kuptojmë që ky s’mund të jetë një projekt që bëhet për emra të përveçëm. Sepse ndryshimet e Kushtetutës në 2008 u bënë me dritëshkurtërinë e përfitimit të menjëhershëm.
“Çfarë përfitoj unë?”- tha njëri dhe “Çfarë përfitoj unë” – tha tjetri dhe ia bënë këtë gjëmë Shqiperisë.
Tani duhet të mendojmë afatgjatë.
Detyra jonë, në veçanti detyra juaj si brez i ri, të mendoni dhe jeni të prirur të mendoni jo vetëm për 4 vitet e ardhshme. Ju e keni jetën përpara. Prandaj jam i lumtur që jam këtu me rininë sepse ju nga vetë natyra jeni të interesuar, jo thjesht për diçka sot për sot, por për diçka të qëndrueshme.
Dhe kjo ndërtohet mbi vlera.

Latest articles

Related articles