Intervista e vërtetë e Tom Doshit në TCH (satirë)



 

Gazetari: z. Doshi, pse e keni ketë luan këtu anash jush?

Tom Doshi: Gjithkun neper Tiranë un kam pa njerz tu majt qen. At’herë kjo don me thanë se un duhet me majt diçka ma t’egër se qeni.

Gazetari: Por z.Doshi ky luan nuk qenka agresiv, çkuptim ka që e mbani?!

Tom Doshi: Luani e din se ju ktu keni ardhë n’besë teme, e din se tashma Partia Social-Demokrate ka miq shum n’media. E aj asht i detyrum me nejt i qetë.

Gazetari: Po në kushtet kur ska media dhe jeni vetëm ju me rrethin tuaj të ngushtë, si sillet luani?

Tom Doshi: Luani asht kafshë serioze nuk jep muhabet gjithkuj. Deri tash, na kena kuptu se luani ka respekt veç për mu e shokt e mi. Me t’tjert, vec ni mirmjes-mirmrama.

Gazetari: Mbajtja e luanit krah jush, a mos është simbol i koduar se ju tashmë jeni luani i Veriut?

Tom Doshi: N’fakt ju spo e lexoni mirë. Nuk jam tu e dhanë un mesazhin. Luani e ka knaqsi me dalë n’foto me mu, se aj ashtu jep mesazhin se jam Tom Doshi i Afriks.

Gazetari: Edhe një pyetje të fundit z.Doshi. Sali Berisha ka deklaruar se ju blini vota dhe i merrni votat me dreka e darka, ju si i përgjigjeni këtyre akuzave?

Tom Doshi: Berisha ngaqi asht ba komunist qysh n’rini, i ka hup reflekset e malsorit. Me shtru dreka e darka, asht ner për shqiptarin, jo turp. Por fisi Berisha sot asht ba fis dixhital, nuk ekziston ma mes njerzve, nuk i shtron ma buk e ner askujt. Ska reflekse malsori. E pranej nuk fiton n’Veri.

Latest articles

Related articles