Si ngeli vendi pa opozitë? – REDAKSIONALE

Vendi është pa opozitë formale. Kryeministri Edi Rama qeveris me dorë të dhunshme i pa bezdisur nga trupat e ndërmjetëm të shoqërisë.

Projekti Berisha-Meta dështoi me 14 maj dhe askush nuk mban përgjegjësi. I fshihen të vërtetës faktike të humbjes në 53 bashki në 61 gjithësej. Kryebashkiakët e opozitës qeverisin 5 % të territorit në vend.

Berisha është i lodhur. Ka humbur reflekset politike. Ka atrofizuar lëvizjen e tij me “yes man” – njerëz të tarafit dhe plaçkitës ordiner.

Meta është më dinaku. Mori shumë me pak mund. Qindra këshilltarë bashkiak me pak kosto. Distancimi nga Berisha toksik duket e paevitueshme.

Opozita e PD nuk po duket për probleme teknike. Deputetët e PD po kërkojnë pazar për 2025. Kërkojnë tur takimesh edhe pse nuk i takuan demokratët në fushatë. Çfarë kanë për tju thënë ?! Asgjë.

Ndërsa Lulzim Basha po lëviz në “safe zone” me takime rinore dhe ka propozuar një paketë ndryshimesh sistemike.

Reaksioni i klasës politike është refuzues, përqeshësh dhe agresiv. Përgjigja qytetare është më normale duke qenë se i ka mirëpritur më parë propozimet për sistemin zgjedhor Proporcional kombëtar me lista të Hapura, Veting në politikë dhe kufizim me 2 mandate të kryeministrit të Shqipërisë.

Sfida është Rindërtimi i opozitës pa non grata dhe në aleancë me qytetarët, si dhe faktorin ndërkombëtar.

Lidhja e telave me qytetarët është bërë një nevojë jetike për opozitën e shfazuar të dyshes Berisha- Metaj.

Sa më shpejt ngulen shtyllat në territor aq shpejt do elektrifikohet opozita dhe gjithë Shqipëria.

Rryma e shpresës po pret të kanalizohet.

 

 

 

Latest articles

Related articles