Analistja amerikane: Vuçiç në hapat e Putinit, po mashtron Perëndimin

– Vijojnë reagimet për rindezjen e tensioneve mes dy vendeve Kosovë-Serbi.Analistja amerikane, Ivana Stradner shprehet se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po ndjek hapat e homologut të tij rus Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte se ai mund të ishte properëndimor. Përmes një postimi në rrjete sociale, Stradner shkruan se në këtë drejtim Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.

“Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte pro-perëndimor. Gjëja tjetër për Vuçiçin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme ‘pro-perëndimore. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Stradner.

Aleksandër Vuçiç nuk është më President i Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Në vend të tij është zgjedhur Ministri i Mbrojtjes Serve Milosh Vuçeviç. Dorëheqja e Vuçiç erdhi në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, pasi serbët tentuan që të bllokonin punën e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina.

Latest articles

Related articles