284 aborte përgjatë një viti, kryesisht nga gra në karrierë dhe me vështirësi ekonomike

Instituti i Statistikave tregon se vijon të jetë në trend të njëjtë ndërprerja e shtatzënisë të gratë e papuna dhe ato të pasigurta.

Evis Binaj, mjeke obstetër-gjinekologe pranë Maternitetit Geraldina, thotë për edicionin e lajmeve në MCN tv, se nga mbi gjashtë mijë lindje përgjatë vitit të kaluar, 284 kanë qenë ndërprerje të shtatzënisë me kërkesën e grave.

Aktualisht në maternitetin tonë kemi pasur për vitin 2022, 6726 lindje të total, nga të cilat 894 kanë qenë aborte.

Nga ky total aborte, ato që kanë qenë më kërkesën e grave ose ndërprerje të shtatzënësinë kanë përbërë 284 si numër në total.

Kryesisht janë mosha të reja 20-35 vjeç, por ne në punën tonë hasim pothuajse të gjithë grup moshat, janë të rralla patjetër në moshën adoleshente, por kemi patur raste të pakta të moshën 40-45 vjeç,

Gjinekologia Binaj, shpjegon arsyet që rëndom përcjellin abortet në ditët e sotme.

Zakonisht në ditët e sotme, gratë po tentojnë të emancipohen dhe të ecin më shumë në karrierën e tyre, po flasim kryesisht për gra që shkollohen dhe duan të ecin përpara në karrierë.

Pastaj kemi grupin e grave që nuk kanë një mbështetje ekonomike dhe detyrohen që për shkak të kushteve socio-ekonomike të ndërpresin barrën pasi nuk janë në gjendje të përballojnë rritjen e një fëmiu.

Latest articles

Related articles