“Mos prisni gjithçka nga qeveria” – Rama takim me pedagogë dhe studentë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku të pranishëm ishin staf akademik, studentë shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se synimi është që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.

“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë. Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është drerë e hapur për ju.”, tha Rama.

Latest articles

Related articles