Bayern Munchen shkarkon dyshen Kahn-Salihamidzic 5 minuta pasi fitoi titullin

Nuk majftoi suksesi në Bundesliga që dy drejtuesit më të lartë të Bayern Munchen të vijonin punën në krye të klubit më të titulluar e të pasur të Gjermanisë.

Bordi drejtues e kishte marrë vendimin dhe ashtu ndodhi. Administratori Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic nuk patën kohë as të festonin sepse atyre iu komunikua menjëherë shkarkimi nga detyra.

Që të dy konsiderohen fajtorë për një sezon që në Bavari cilësohet i dështuar, pavarësisht fitores së titullit të 33-të. Dështimi në Champions, Kupën e Gjermanisë dhe rezultatet e dobëta të javëve të fundit por edhe menaxhimi i çështjes “Nagelsmann”, e ulën ndjeshëm reputacionin e administratorit Oliver Kahn.

Në krahun tjetër, Hasan Salihamidzic konsiderohet fajtor për problemet me afrimet dhe largimet nga skuadra ndërsa pika që mbushi gotën ishte mungesa e reagimit për të afruar një sulmues të kalibrit Lewandowski pas largimit të polakut.

Latest articles

Related articles