QSUT; 7 punonjës të asfiksuar në fabrikën e telit në Kamzë, reagon spitali

7 persona, punonjës në një fabrikë teli në Kamzë janë shtruar në QSUT pasditen e së enjtes pasi shfaqën shenja asfiksie.

QSUT bëri me dije se 6 persona janë shtruar në urgjencë dhe 1 në shërbimin e toksikologjisë.

“Në lidhje me rastin janë bërë ekzaminimet përkatëse, analizat dhe konsultat me toksikologun. Janë të shtruar në shërbimin e urgjencës ndërsa vetëm 1 prej tyre në shërbimin e toksikologjisë. Aktualisht janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe parametrat klinike normale”, thuhet në përgjigjen e QSUT

Latest articles

Related articles