Gaz Bardhi-Ramës në parlament: Na shpjego rezultatin e Tom Doshit në zgjedhje

Kreu i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai i kërkoi të shpjegonte se si mori Tom Doshi, një rezultat të tillë në Shkodër, ndërsa shtoi se ky i fundit është i shpallur ‘non grata’.

“Shpjegove rezultatin historik të PS, por nuk na shpjegove pak rezultatin e aletatit tënd Tom Doshi. Konkluzioni më domethënë i zgjedhjeve të 14 majit ishte ai i aleatit të Edi Ramës, Tom Doshi. Ai është thelbi i pushteti të Ramës. Një këmbë të pushtetit në Durrës ia ka garantuar Dako, një këmbë në Shkodër ia ka garantuar Doshi ‘non ngrata’ për të cilin nuk flet, po vjen këtu dhe në vend që të japë llogari për masakrën që bëri më 14 maj po merret me opozitën. Duhet të vinte këtu”- tha ai.

Latest articles

Related articles