Sfida mes Tiranës dhe Bylis, e luajtur “Arena Egnatia” në Rrogozhinë përfundoi në barazim 2-2.
Në fundin e ndeshjes pati tensione me tifozët bardheblu që hynë në fushë për të dhunuar arbritrat.
Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundi të ndalte tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester.
Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë.
Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizanit dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun.