Në skenën politike të Partisë Demokratike duket se po rikthehet ish-kryedemokrati Lulzim Basha.
Mësohet se Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me të rinj dhe studentë, në një nga hotelet e Tiranës.
Tema e bisedës do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe propozimet e të rinjve për ndryshim.
PD zyrtare ka nisur riorganizimin dhe pritet të zgjedhë së shpejti strukturat e reja. Një vit e gjysmë më parë, Basha e motivoi dorëheqjen për t’i hapur rrugë riorganizimit të partisë. Pas zgjedhjeve të 14 majit dha dorëheqjen edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.
Kështu, Lulzim Bashës i lind e drejta e kandidimit dhe duket se ai e ka nisur i pari fushatën, duke u fokusuar tek e ardhmja dhe të rinjtë e PD-së.