Si u hodh opozita pa parashutë ? Nga Indrit Vokshi

Kur nisi Foltorja, shtator 2021, një politikan më ka thënë kështu:

U kam thënë filanit e filanit (deputetë të PD), mos i çoni njerëz Sali Berishës se do na merrni në qafë të gjithëve. U kam thënë injorantëve, mos i çoni njerëz. Ju nuk e njihni Sali Berishën, atij po iu mblodhën 10 njerëz, i duken 100, po iu mblodhën 100, ai mendon se gjithë Shqipëria është me të. Ju, duke i grumbulluar njerëz, do e ngrini këtu lart, pastaj do e lëshoni pa parashutë.

Ja ku jemi, ka ndodhur pikë për pikë kjo: e kanë lëshuar pa parashutë, mirëpo bashkë me të pa parashutë kanë lëshuar edhe demokratët dhe opozitën. Na kanë marrë në qafë të gjithëve. E dini pse? Sepse kalkulonin si të rinovojmë mandatin e deputetit, si të bëhemi përsëri deputetë. Asgjë tjetër. Disa të tjerë mendonin se bota iu kish’ bërë padrejtësi duke mos iu dhënë mandat deputeti dhe, mundeshin ta arrinin deputetllikun me Sali Berishën. Të tjerët aq kuptojnë. Këta të gjithë së bashku, hodhën opozitën pa parashutë.

Kështu është kur një parti krijon grup parlamentar pa pikë kapaciteti për të bërë analizë strategjike politike, analizë pak përtej të nesërmes, pak afatgjatë në funksion të ruajtjes së investimit të përbashkët. Nuk donin të dëgjonin këshillat e ftohta e racionale. Donin hyxhymin. Ja tani, erdhi fatura.

Latest articles

Related articles