Nga aeroporti i Kukësit tashmë numërohen mbi 14 mijë udhëtarë që vijnë dhe lëvizin nëpër destinacione të ndryshme. .Paralelisht po punohet për linja të tjera fluturimi dhe operatorë te rinj ndërsa ky aeropor dita ditës po merr vëmendje të shtuar.
Udhëtarë që presin fluturimin e radhës, të tjerë që presin të afërmit e tyre por edhe ata që zbresin nga avioni i linjës Memingen – Kukës, që sapo ka mbërritur në pistë, janë pamja që ofron aeroporti ndërkombëtar i Kukësit i cili gradualisht po merr vëmendje
“Nga Prishtina e Shkupi çmimi I biletave është shumë më lirë” thonë udhëtarët.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga Kosova, e për ta jo vetëm afërsia me këtë aeroport, por edhe çmimet konkuruese në treg e kanë kthyer alternativë të parë për destinacionet e tyre.
Vetëm në një muaj, pas rinisjes se fluturimeve ne aeroportin ndërkombëtar të Kukësit janë shënuar 63 fluturime dhe përpunuar më shume se 14480 pasagjerë.
Vjena, Memingeni, Baden e Bazel mbeten destinacionet e momentit të aeroportit të Kukësit përmes Ëeizair, kompanisë së vetme që operon në Flatrat e Veriut, ndryshe nga një vit më parë kur pjesë e fluturimeve ajrore ishte edhe Air Albania me Stambollin dhe Zyrih. Paralelisht po punohet për linja të tjera fluturimi dhe operatorë të tjerë.