FBI ndjek biznesmenin grek. I shiti teknologji Rusisë

Një biznesmen grek akuzohet nga autoritetet amerikane për komplot dhe kontrabandë të teknologjisë së ndjeshme.

Biznesmeni grek, i identifikuar si Nikos Bogonicolo është arrestuar më 9 maj në Paris, dhe pritet të ekstradohet drejt SHBA-së, ndërkohë dje një gjykatë federale në Bruklin ngriti akuzën ndaj tij.

Sipas Departamentit të Drejtësisë “i pandehuri dyshohet se ka komplotuar për të marrë materiale teknologjike të ndjeshme, të përdorura në llogaritjen kuantike, dhe kontrollet bërthamore, me qëllim shpënien më tej të kërkimit dhe zhvillimit të mbrojtjes së Rusisë”.

Biznesmeni, është kreu i “Aratos Group”, një grup kompanish në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë me bazë në Holandë dhe në Greqi.

Në 2021 kompania “Aratos Group”, ishte shpallur finaliste në sfidën e inovacionit të NATO-s për aplikimet hapësinore në vitin 2021.

Z. Bogonikolos akuzohet dhe për kontrabandë të pajisjeve ushtarake me origjinë nga SHBA, dhe të teknologjive me përdorim të dyfishtë në Rusi, duke shkelur sanksionet dhe kontrollet e eksportit.

“Z. Bogonicolos prokuroi pajisje sensitive të NATO-s, të dizajnuara për kushte taktike të fushëbetejës, si dhe komponentë me aplikime në hapësirë ​​dhe komunikime kriptografike, në emër të informatorëve të tij rusë, të cilët kërkuan të përmirësonin aftësitë ushtarake të vendit”, tha zëvendësdrejtori i FBI, Michael J. Driscoll.

Latest articles

Related articles