Sali Berisha ose “The broken leader”

Më 14 maj, Sali Berisha, i njohur për pathosin e tij politike, deklaroi se Edi Rama ishte i tmerruar prej tij. Më pas, ai paraqitej në media dhe sjellte disa “polle” të rreme për të mashtruar shqiptarët, pasi më parë kishte mashtruar veten duke pretenduar se Korça do të gdhihet blu, Kolonja dhe Përmeti do të votoheshin për formacionin e tij.

Sot, Sali Berisha ka filluar të krijojë alibinë e humbjes së tij spektakulare, pasi ka humbur Shkodrën për herë të parë në tre dekada, me një diferencë prej 12 mijë votash. Ai thotë se nuk kishte komisionerë (gënjen), as logon e partisë (e dinte që nuk do ta kishte, por mjaftonte Ilir Meta), madje pretendon se i janë vjedhur votat (rrahu gjoksin si ngrehaluc se nuk do t’i vidhte Rama).

Këto janë shenjat e një lideri të thyer (broken leader) dhe të thyer në mes nha Edi Rama. Ai kot dhe lodhet me syrin e partisë së tij që nuk ekziston më. Ka përfunduar në një zhgënjim të madh që rrethohet nga tmerret dhe po përfundon në një realitet të mbuluar me gënjeshtra. Situata psikike e deluzionit

Ai është një gogozhel, i padëshiruar edhe në Shqipëri, nga Shkodra deri në Korçë. Ai është humbës! Një kufomë politike që adhurohet vetëm nga disa paganë që mendojnë se ai është i pavdekshëm! Është koha për ta lënë atë vetëm, të shohë se nuk ka as shtëpi, as parti dhe as ndjekës.”

Latest articles

Related articles