E preferuara e Sali Berishës, humbi Shkodrën dhe Lezhën

spot_img

Mbrëmjen e djeshme Jozefina Topalli ka folur në emisionin Opinion duke justifikuar tupërimin absolut të Sali Berishës në zgjedhjet vendore 2023. E gatshme të bëhet kurban për njeriun që i ka besuar drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë për 8 vite (e vetmja kryetare që ka qendruar aq gjatë), Topalli ia ka shpërblyer shefit të saj të cilit i qendron besnik.

Mirëpo, shifrat nuk flasin për znj Topalli që këto palë zgjedhje ishte përgjegjëse për qarkun e Lezhës dhe veçanërisht bashkinë e Lezhës. Nëse në vitin 2021, Partia Demokratike mundi të marrë 4 deputetë në atë qark kësaj radhe rezultati në Lezhë ishte katastrofal pasi qarku u humb në dy nga tre bashkitë. Veç kësaj humbjen më të madhe e pati bashkia e Lezhës e cila ishte qartazi në favor të Doktor Pashkut por që Jozefina dhe njerëzit e saj nuk mundën që ta mposhtin një kandidat jo aq të preferuar sa Pjerin NDreu.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Jozefina dhe njerëzit e saj humbën edhe Bashkinë e Shkodrës të cilën Jozefina e ka drejtuar për 8 vite me radhë si kryetare e kësaj qarku. Mbi 11 mijë vota ishte diferenca që Benet Beci i PS siguroi në fitoren e pastër në Shkodër. Për këtë Jozefina Topalli nuk ka asnjë koment por përpiqet që të justifikojë liderin e dështuar Sali Berisha në përpjekje për t’i lëpirë kockat në funeralin politik që të djathtët votues i bënë njeriut që ka marër peng opozitën.

Shifrat e dështimit në veri ku Jozefina dhe Enveri i saj humbën gjithë veriun nuk mund të përtypen kollaj. Demokratët kanë humbu 99% të bashkive dhe kanë fituar bashki të parëndësishme, përjashto Kavajën. Ky është dështimi i Sali Berishës që nuk u votua së bashku me Jozefinën që nuk e honpes dot më as Shkodra.

Latest articles

Related articles