“Në një ashensor me Berishën”, Balla mohon çdo takim me Bashën

Pas një videoje të publikuar pak ditë më parë nga Syri Tv, nëpërmjet të cilës, “Rithemelimi” akuzonte Lulzim Bashën se ishte takuar me Taulant Ballën, ka reaguar ky i fundit.

Në një përgjigje të shkurtër për gazetarët, Balla u shpreh se ka qëlluar edhe në të njëjtin ashensor me Sali Berishën, por nuk është takuar.

“Jo nuk e kam takuar! Kam qëlluar në të njëjtin ashensor edhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar”, tha Balla.

Latest articles

Related articles