Budanov, shefi i shërbimit sekret ukrainas përgjegjës për veprime në Moskë

Kiev, Ukrainë | Z. Kirilo Budanov (Kyrylo Budanov) do të kishte konfirmuar sulmet e Ukrainës në territorin rus: në janar ai tha se z. Putin është i sëmurë dhe “do të vdesë shumë shpejt”.

Një pranim, jo ​​shumë i mbuluar, apo thjesht propagandë?

Në një intervistë me kanalin ukrainas Rizni Lyudi “Njerëz të ndryshëm”, në YouTube, gjeneralmajor Kirilo Budanov (Kyrylo Budanov), kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës, të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, duket se ka konfirmuar përgjegjësinë e shërbimeve sekrete të Kievit për vrasjen e disa personalitete të njohura ruse, që propagandonin në favor të luftës së Putinit.

Nuk u përmendën emra, por lidhja me vdekjen e blogerit Vladlin Tatarski (Vladlen Tatarsky), i vrarë më 2 prill në një kafene në Shën Petersburg, apo me atë të Daria Duginës (Darya Dugina), vajzës së politologut Aleksandër Dugin, më 20 gushtin e kaluar, ishte e menjëhershme.

Gjatë intervistës z. Budanov foli për situatën në front, rolin e Grupit Uagner dhe punën e shërbimeve sekrete ukrainase në territorin rus.

I pyetur nga gazetari Valeri Savchuk (Valery Savchuk) për mundësinë e “arritjes” së propagandistëve si z. Soloviov, z. Dugin dhe z. Simonyan, shefi i inteligjencës u përgjigj: “Epo, le ta themi kështu: ne kemi arritur tashmë me sukses shumë njerëz. Ka pasur raste që të gjithë i dinë, falë mbulimit mediatik”.

Gazetari më pas këmbënguli, duke pyetur nëse shkrimtari rus Zakhar Prilepin, i plagosur rëndë nga shpërthimi i makinës së tij, ishte një nga rastet e përmendura. Z. Budanov në këtë pikëtha: “Nëse doni të shkoni më konkretisht, më duhet t’ju përgjigjem me frazën që shërbimet sekrete në mbarë botën u thonë gjithmonë gazetarëve: Nuk mund të komentoj. Nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj”.

Zëdhënësja e Ministres së Jashtme ruse, Maria Zacharova, u përgjigj në Telegram: “Ata janë terroristë. Dhe ata që justifikojnë regjimin e Kievit dhe e sponsorizojnë atë janë bashkëpunëtorë të terroristëve. A do të mbyllë përsëri OKB-ja një sy këtë herë?”.

Pas vdekjes së znj. Dugina, edhe Uashingtoni, me një siklet të dukshëm, kishte drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete ukrainase.

Inteligjenca amerikane, zbuloi gazeta amerikane Kohërat e Jorkut të Ri “New York Times”, ishte larguar duke thënë se nuk kishte marrë pjesë në sulm, “as duke ofruar informacion dhe as forma të tjera ndihme”.

Sipas NYT, objektivi i vërtetë i Kievit do të ishte gjithashtu z. Aleksandër Dugin.

Duke iu rikthyer deklaratave të fundit, shefi i inteligjencës ukrainase nuk është i ri për tiradat e forta.

Menjëherë pas atentatit të 6 majit ndaj z. Zakhar Prilepin, z. Budanov, i pyetur nëse janë përfshirë shërbimet sekrete, deklaroi: “Gjithçka që do të komentoj është se ne kemi vrarë rusët dhe do të vrasim rusët kudo në botë deri në fitoren e plotë të Ukrainës”.

Kievi nuk e ka konfirmuar kurrë se është përgjegjës për sulmet kundër personaliteteve nga media dhe bota kulturore ruse.

Janarin e kaluar, z. Budanov bëri edhe më shumë zhurmë kur i tha transmetuesit amerikan ABC NEWS se Vladimir Putin ishte i sëmurë rëndë dhe do të vdiste “shumë shpejt”.

Latest articles

Related articles