Sali Berisha është përballur me humbjen më të thellë gjatë karrierës së tij politike në përballjen e zgjedhjeve vendore. Sot ai nuk ka mundur të sigurojë as 8 bashkitë e fituara në 2015, kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.
Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha ka fituar 7 bashki në zgjedhjet e 14 majit 2023, në ato të vitit 2015, koalicioni opozitar i emërtuar Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet mori 15 bashki. Ndërsa bashkia e Finiqit u fitua asokohe nga PBDNJ-ja.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste pësoi rritje në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, pasi në vitin 2015, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane i drejtuar prej saj fitoi 8 bashki më pak.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i drejtuar nga PD arriti të fitonte Kamzën, Vorën, Klosin, Matin, Mallakastrën, Dropullin, Përmetin, Devollin, Pogradecin, Kukësin, Tropojën, Lezhën, Shkodrën, Vaun e Dejës e Selenicën. Bashki të cilat i ka humbur të gjitha në zgjedhjet e 14 majit.