Fillon numërimi i votave në Turqi, dalin rezultatet e para të zgjedhjeve

Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.

Deri më tani është raportuar se janë numëruar 10% e votave, sakaq numërimi ka vazhduar normalisht në të gjithë vendin.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 59.47 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 34.79 për qind.

Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.

Latest articles

Related articles