Aksident i trefishtë në Kosovë| 30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës shkolle

Tridhjetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së shtunës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Vragoli, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një veturë.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se në aksident 30 persona kanë pësuar lëndime, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka deklaruar Bajram Krasniqi.

Ai tha se në aksident është përfshirë edhe një veturë me targa vendore. Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, i cili po transportonte nxënës nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.

Latest articles

Related articles