Si rezultat i hetimit intensiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vjedhjes në banesën e shtetasit D. S., më datë 14.08.2026, u finalizua operacioni i koduar “Last Scheme”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 3 nga autorët e dyshuar të rastit, konkretisht shtetasit Leonard Sinani, 26 vjeç, Kleand Tomja, 23 vjeç dhe Mark Hila, 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi A. B.
Në vijim të veprimeve operacionale u krye kontroll në servisin për mjete, në bashkëpronësi të shtetasve A. B. dhe Mark Hila, ku u gjetën 1 armë zjarri, 3 krehra, 82 fishekë luftarak, 2 automjete, 1 motomjet dhe 2 palë targa automjetesh.
Më tej u krye kontroll në banesën e shtetasit Kleand Tomja, nga ku u sekuestruan 1 automjet dhe 55 000 lekë.



