Kokalari nxjerr skenarin e bujshëm: Rama do ikë nga politika, ja si Ilir Meta po e nxjerr jashtë loje Sali Berishën

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar prapaskena të bujshme brenda politikës në Shqipëri. Zonja Kokalari ka treguar planet sekrete të ish-presidentit Ilir Meta dhe “thikën pas shpine” që do i ngulë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe demokratëve. Ilir Meta do të përdorë alibinë e marrëveshjes që ka me Berishën sa i takon zgjedhjeve vendore të 14 majit për të fituar zemrat e demokratëve të “Foltores”, të cilët pastaj do t’i integrojë dhe rehabilitojë brenda PL. Mësohet se përmes kësaj strategjie, Meta synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha dhe tabori i tij, janë pa sigël, pa seli dhe pa vulë, e natyrshëm të varur nga ai dhe Partia e Lirisë. Sipas Kokalarit pasi Rama dhe Berisha do të largohen përfundimisht nga politika, Meta do të jetë ai që do të lëvizë sërish fijet pasi janë demokratët që e ngritën në këmbë. “Demokratë te rithemelimit; Po a e kuptoni çdo të thotë të pyetet Meta në Opinion nëse do të jetë lideri i të djathtës? Po a ka më troç se po e thonë të gjithë se çfarë po bën Meta? Ju jeni bashkëfajtorë të humbjes së elektoratit blu!! Ju jeni shkatërrimtarët e opozitës, të së djathtës dhe të rithemelimit. A e kuptoni që nëse Meta fiton 30% elektorat në 14 Maj, do ketë mazhorancë mbi ju në 2025? Kaq naive jeni o njerëz? Seriozisht, të gjithë ju që mundësuat këtë skenar, duhet të dilni nga politika sepse po i bëni shumë dëm vendit. Një ditë Berisha do ikë. Dhe Rama do ikë. Ju do mbeteni me Metën që e ngritët në këmbë vet”, u shpreh Kokalari. Reagimi i saj erdhi pasi Metën e pyetën në një intervistë televizive nëse është ai kryetari, apo Berisha? Kjo pyetje sipas Kokalarit tregon hapur skenarët katastrofikë që e presin elektoralin blu.

Roli i Belind Këlliçit

Disa javë më parë, Kokalari tha se Ilir Meta nisi planet për të marrë drejtimin e PD nëpërmjet Belind Këlliçit. “Belind Këlliçi nuk është i djathtë. E ka thënë ai që nuk është i djathë. Madje ka thënë çfarë partie konservatore prisni ju? Kush e ka thënë që PD-ja do kthehet në parti konservatore? Ne jemi të qendrës së djathtë thoshte ai, nuk jemi konservatorë, edhe ishte edhe Jozefina Topalli e cila tha që edhe ajo ishte e qendrës së djathtë. Të nesërmen doli Berisha dhe tha që kjo është PD-ja konservatore. Aty filloi lëmshi. Belind Këlliçi po forconte pozicionin e tij në Këshillin Kombëtar me manipulimin e votave, me orientimin e votave fillimisht. Është një grup i vogël brenda që e kanë bërë bashkë. Të nesërmen doli Berisha dhe tha që kjo është PD-ja konservatore. Aty filloi lëmshi. Belind Këlliçi po forconte pozicionin e tij në Këshillin Kombëtar me manipulimin e votave, me orientimin e votave fillimisht. Është një grup i vogël brenda që e kanë bërë bashkë. Forcimi i Këshillit Kombëtar, forcimi i kryesisë ishte për një qëllim, që këta të merrnin PD-në. Flitej atëherë që do të mundoheshin të hiqnin Berishën mbas zgjedhjeve lokale nëse nuk do të fitonte. Nuk është se Berishën do e heqin, se nuk e heq njeri Berishën, por e mendojnë. Këlliçi donte të hiqte qafe Berishën që të merrte PD-në. Belind Këlliçi donte të bëhej kryetar i PD-së dhe nga aty ta kontrollonte Ilir Meta. Meta mund ta kontrolloje Këlliçin sipas qejfit. Por Meta ka edhe individë të tjerë në PD, që kanë futur rrënjët shumë thellë. Dhe mund të bëjë çfarë te dojë. Unë e shoh këtë si një kërcenim të vërtetë ndaj opozitës”, nënvizoi Kokalari.

Latest articles

Related articles