Drejtori i Faktor.al Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” për të biseduar me kreun e Partisë së majtë “Bashkë”, Arlind Qori, profesor i Shkencave sociale dhe kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Në ndërhyrjen e tij, Lita theksoi se respektohet kushdo që pasuron jetën politike, kushdo që lufton oligarkinë, monopolin apo oligopolin, kushdo që është i pakapur si Roland Bejko.
“Respektohet angazhimi i profesor Qorit për të pasuar jetën politike, me veprimtarinë e tij. Respektohet cilido që është kundër oligarkisë, kundër monopoleve dhe oligopoleve. Respektohet cilido që është i pakapur në sistemin tonë, qoftë Bejko, qoftë Qori, qoftë ai i nismës Thurje. Por Qori ka një dizavantazh strukturor sepse ne në të kaluarën me këto lëvizje politike (të majta) jemi zhgënjyer shumë dhe ai akoma nuk ka dhënë garanci se nuk një Mjaft, i para 1 dekade, apo që nuk do të kooptohet në PS apo parti të madhe, për të bërë karrierë në parlament. Ai duhet të japë garanci që nuk është një Spinoff i partive të mëdha për të zaptuar mjedisin politik“.