Në Fier fushata zgjedhore po zhvillohet ende me intensitet të lartë nga partitë politike dhe kandidatët respektiv. Dy janë më të “fortët”, Armando Subashi dhe Evdar Kodheli. Le ta themi që në krye të herës se Subashi sipas një analize të thjeshtë dhe parë në kohezion Armando Subashi kryetari aktual i bashkisë dhe kandidat njëherazi për një mandat tjetër është dhe mbetet garuesi më premtues për fitoren e 14 majit. Por nuk do cek arsyet pse është favorit për fitore Subashi dhe ku çalon “lufta” e opozitës në Fier e pak më gjerë. Duke respektuar heshtjen zgjedhore, para se të “vuloset” sipas kodit kjo heshtje do të shkruaj një analizë duke dhënë sipas meje arsyet e fitores së PS-së e humbjes së opozitës. Diçka tjetër doja të shpërndaja me lexuesit e shumtë këtë radhë. Eshte diçka që kurrë në këto 30 vjet në Fier unë të paktën si vëzhgues i përkushtuar për shkak të profilit të gazetarit nuk e kam vënë re mes kandidatëve rivalë politikë. Nuk kam parë qe ata të përshëndeten apo të takohen mes vedit . Në sheshin qendror të qytetetit Subashi dhe Kodheli edhe pse rivalë për kreun e bashkisë në 14 maj i japin dorën njëri-tjetrit (shih foton). Ishte një takim e rastësishëm por i bukur politikisht. Ata nuk iu shmangën takimit duke kthyer shpinën por shtërnguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshjen mes tyre. Do e cilësoja këtë sjellje sa njerëzore por dhe më së shumti leksion politik për të përcjellë mesazh paqeje dhe harmonie përtej konkurrencës për kryetar bashkie. Këte xhest do e konsideroja vlerë të shtuar për të dy kandidatët konkurrent si për Subashin dhe Kodhelin! Për parashikim se kush fiton e ceka pak lart! Analizën e detajuar e flasim herë tjetër!