Qytetarët ankohen se kompania One Albania po sjell vështirësi në komunikim mes abonentëve që marrin këtë shërbim. Shpesh herë thirrjet e para nuk dëgjohen, ndërkohë që tarifohen pas përfundimit të njësive të komunikimit brenda muajit. Ky nuk është i vetëm problem i kësaj kompanie pas bashkimit me Albtelekom.
Redaksia faktor.al ka konstuar ditët e fundit që shumë qytetarë po ankohen për shërbimin ndaj klientit dhe mënyrat e gabuara të përqasjes së kompanisë, jo vetëm me mediat, por edhe me qytetarët në përgjithësi. Kategori si mjekët po ankohen për shërbimin ditët e fundit sepse nuk po arrijnë të komunikojnë.