Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë ditën e sotme pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku falenderon të gjithë mbështetësit e tij, teksa shprehet se do të vazhdojë të jetë pranë publikut duek publikuar këngë.
Ai po ashtu kërkon falje që nuk reagoi më herët, teksa shprehet se ndihet shumë mirënjohës dhe se nuk e di çfarë kanë parë tek ai ata që e kanë mbështetur.
Si jeni o çapacula. Ju kërkoj shumë ndjesë që nuk ju kam falenderuar më përpara. Nuk e di çfarë patë tek mua që më vlerësuat kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Keni ndryshuar jetën time. Uroj t’jua shpërlej me të gjitha ato që do bëj në vazhdim,” tha ai.