Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët që plagosën 22 vjeçarin Aleks Laska në Lezhë.
Në kërkim janë tre autorë të dyshuar, Xhuljano Frroku, Leandro Frroku, Agustin Shahini të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit me të riun e kanë goditur atë me mjete të forta dhe e kanë plagosur me armë në këmbë.
22-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.