Banorët e qytetit të Divjakës janë zgjuar mëngjesin e sotëm me lëkundje sizmike.
Dridhjet e tokës, sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë janë regjistruar në orën 05:23 minuta dhe kanë zgjatur pak sekonda.
Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë me magnitudë të vogël, 2.2 ballë dhe nuk janë ndjerë shumë duke kaluar pa pasoja.