Veliaj nxiton të heqë akuzën se ka marrë para nga Irani, çon Berishën në GjKKO

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në GJKKO.

Veliaj ka shkuar në institucionin e lartë të drejtësisë për seancën e parë të gjyqit me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje për deklaratat që ka bërë në lidhje me Iranin.

Berisha tha se Veliaj po fut para nga Irani. Berisha disa kohë më parë në një deklaratë që bëri për mediat tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.

Latest articles

Related articles