Nga boshti te boshësia | Shkrimtari i njohur Graçi komenton mbi restaurimin e filmave të realizmit socialist


Virion Graçi

(Nxitur nga shkrimi i A. Vehbiut per restaurimin e filmave te realizmit socialist, disa çeshtje qe i kam trajtuar dy vite me pare, ne nje bisede televizive.)

§-Jam i mendimit se çdo prodhim kinematografik i yni, duhet ruajtur, konservuar, duhet hedhur ne çdo program te ri leximi, te jete ne arkiva dhe ne dispozicion te studiueseve, historianeve, studenteve e kujtdo qe ka interesa vetjake e profesionale.
§-I pyetur per transmetimin e tyre ne televizionet kombetare ne menyre te perditeshme, mesatarisht 7-10 here i njejti film ne jave, jam shprehur: (1) Kjo denduri ritransmetimi shkaterron perceprimin e cdo filmi; edhe filmat-kryevepra qe vertete kane bere epoke, kane bere kinemane-kult ne Europe, Sh.B.A e gjetke, shnderrohen ne tmerr estetik per publikun nese i shfaq çdo dite, çdo kanal, sikurse ketu te ne. (2) Per filmat me karakter te theksuar propagandistik/ideologjik nuk me takon mua si individ te shprehem. Organe perkatese qe monitorojne etiken dhe ligjshmerine e transmetimeve ne mediat tona, mund te bejne analizat e duhura e te japin vendimet e duhura. Per shembull, nese me ndryshimet kushtetuese per vendosjen e sistemit demokratik, ndalohet me ligj propaganda fashiste, propaganda komuniste, propaganda raciste, shoviniste e te tjera si keto, ju takon organeve perkatese te marrin vendim per transmetimin e tyre ne publik per t’u pare si zakonisht, si çdo prodhim tjeter.

§-Ne asnje vend qe ka kaluar ne qeverisje totalitariste, ne diktature, psh Italia fashiste, Gjermania naziste, Spanja frankiste, vendet e tjera ish komuniste, nuk i kane shkaterruar prodhimet fotografike/filmike/dokumentare qe kane krijuar nen diktature, por, nga ana tjeter, as nuk i shfaqin sikurse ndodh ketu.
§- Elementi kryesor ne ato prodhime ne Shqiperi ishte boshti ideologjik, partishmeria, te tjerat edhe mund te toleroheshin, nese nuk ishin ne lartesine e duhur. Sot ai bosht eshte bere boshesi; tani, per fat te mire, dalin si paresore per t’u studiuar e pershkruar komponente te tjere, mirefilli artistike si loja e aktorit, regjia, fotografia, kolona zanore.

§-Superlativat qe perdorin per aktore e regjisore te veçante, jane te shpegueshme brenda reciprocitetit shoqeror dhe provincializmit tone kolektiv. Mund te luanin disa prej tyre edhe per regjisore/kompani europiane a amerikane, po ta kishin mundesine, por regjimi ne te cilin u rehatuan duke punuar e jetuar, ua pamundesonte, edhe po te donin. Me SIKUR, e per SIKUR, nuk mund te ndahen medalje e shperblime.

Latest articles

Related articles