Autori 21-vjeçar i cili vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë është arrestuar. Pas 8 orësh ndjekje nga më shumë se 600 forca policie, u vu në pranga i riu i cili u gjet në Kragujevc. Tashmë pritet shoqërimi i tij në komisariat dhe marrja në pyetje.
Ç’ndodh në Serbi?
I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al