Kandidati i PD për Tiranën, Bejko takime me qytetarët e njësisë 5 dhe Astirit

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, zhvilloi ecje në njësinë numër 5 dhe në zonën e Astirit ku u takua me qytetarët dhe biznese të ndryshme.
Gjatë takimeve, Bejko u prezantoi programin e tij banorëve të zonave ku theksoi se në fokus ka zhvillimin e ekonomisë së Tiranës dhe arsimin.

Një fokus i veçantë duhet ti kushtohet dhe shpopullimit të vendit.

Kandidati për Tiranën u shpreh se mbështetja e qytetarëve me vota në 14 maj do të jetë shpresa për ndryshimin e kryeqytetit të vendit.

Latest articles

Related articles