Merr flakë makina në ecje në Tiranë, ja dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se makina tip “Ford” ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Ndërkohë burime pranë policisë raportojnë se ka pasur vetëm dëme materiale, sakaq po hetohet shkaku i zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Latest articles

Related articles