Ekzekutuan ish efektivin, dënohen 2 anëtarë të klanit Duka në Tiranë

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për disa nga anëtarët e Klanit “Duka”, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Këtë të mërkurë është mbajtur seanca e radhës gjyqësore dhe togat e zeza kanë dënuar me 28 vite Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg Elvis Gaçaj.

Vijon…

Të pandehur nga SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, janë:

Leonard Duka, banues Tiranë,
Erlis Duka, banues Tiranë,
Ilir Selmani, banues Tiranë,
Oltian Loga, banues Tiranë,
Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë,
Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë,
Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
Xhoni Nica, banues Tiranë,
Elvis Gaçaj, banues Tiranë,
Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Latest articles

Related articles