Zbulohet një treg të madh narkotikësh që operonte përmes dark web-it

Një operacion ndërkontinental ka zbuluar një treg të madh droge që operonte përmes dark web-it. 288 të dyshuar u arrestuan dhe më shumë se 50 milionë euro (54.8 milionë dollarë) kesh u sekuestruan, bëri të ditur Europoli.

Operacioni “SpecTor” i zbatuar nga policia amerikane, britanike, braziliane dhe evropiane zbuloi pothuajse një ton drogë dhe 117 armë zjarri.

“Në një operacion të koordinuar nga Europoli dhe që përfshin nëntë vende, forcat e zbatimit të ligjit kanë kapur tregun e paligjshëm të rrjetit të errët “Monopoly Market” dhe kanë arrestuar 288 të dyshuar të përfshirë në blerjen ose shitjen e drogës në rrjetin e errët”, tha Europol në një deklaratë.

Goditja pasoi një operacion të suksesshëm të vitit 2021 nga policia gjermane, e cila vuri nën sekuestro infrastrukturën kriminale të Tregut Monopoly.

Numri më i madh i arrestimeve ka qenë në SHBA me 153, Britani 55, Gjermani 52 dhe Holandë 10. Një i dyshuar është arrestuar edhe në Brazil.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA tha se disa të dyshuar tashmë janë dënuar ose po ndiqen penalisht pas Operacionit SpecTor — të cilin e përshkroi si “operacionin më të madh ndërkombëtar kundër trafikimit në rrjet të errët të fentanilit dhe opioideve”

Latest articles

Related articles