Blendi Fevziu tregon historinë e veçantë të Aleksandër Kondo dhe misterin…

Fevziu: Isha ne Gjimnaz kur Aleksander Kondo, nje nga 3 peshengritesit me te zeshem shqiptare, kerkoi strehim politik ne Jugosllavi. Arratisja e tij ishte e bujshme sepse ai ishte nder sportistet me te njohur ne vend dhe shume i ndjekur nga te rinjte. Qellonte shpesh te shkoja ne palestren e stadiumit bashke me shoket per ta pare kur stervitej. Kishte nje trup perfekt dhe shume vete perpiqeshin ti ngjanin atij. Ikja e Kondos ne fillim ne Jugosllavi dhe me pas ne Nju Jork te SHBA tronditi regjimin komunist. Per fat te keq Kondo nuk e vazhdoi karrieren e tij sportive. 2 vjet me pas, me 1 Maj 1987 ai humbi jeten ne nje aksident automobilistik ne Queens. Vdekja e tij ka mbetur mister dhe shtypi gjithnje ka aluduar se pas saj qendron dora e sherbimit sekret komunist. Eshtrat e tij u rikthyen ne Shqiperi ne fillim te viteve 2000 me kembenguljen e miqve te tij dhe familjes.

Latest articles

Related articles