Trondit me rrëfimin Richard Gere: Isha i uritur si aktor i ri, haja vetëm një vezë në vakt

SHBA- Aktori i njohur, Richard Gere nuk ka pasur një jetë të mirë para se të bëhej i famshëm. Ai ka kujtuar se para se të kishte këtë karrierë të madhe, konsumonte vetëm një vezë në vakt.

”Vakti im ishte vetëm një vezë,” tha ai për vitet e para të karrierës së tij, kur po përpiqej të arrinte një vend të rëndësishëm si aktor. “Ngrënia në restorante ishte e pamundur për mua. Këto ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”.

Ylli 73-vjeçar tha më tej: “Unë isha i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Unë pata fatin të punoja, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë isha duke bërë Broadëay për herë të parë”.

Latest articles

Related articles