Një banor i fshatit Homçan, Pogradec arriti të takonte kryeministrin Edi Rama pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve të PS.
I moshuari Çelnik Shtupalli, tregon për mediat se priti rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t’i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë.



