Tirana, një hap drejt finales së Kupës së Shqipërisë

Tirana ka arritur të triumfojë bindshëm në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, 3-0 përballë Teutës në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”. Bardheblutë arritën të zhbllokojnë sfidën në fundin e pjesës së parë dhe blinduan fitoren në pjesën e dytë, duke hedhur një hap të sigurtë drejt finales që do të luhet më 1 qershor.

Një sfidë që nisi e vakët për të dyja skuadrat, me shumë pak raste, por që u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Hasani. Një aksion që nisi nga Behiratce, me sulmuesin bardheblu që deshi dhe konfirmimin e VAR pas protestave të durrsakëve, për të konfirmuar avantazhin 1-0.

Në pjesën e dytë, falë dhe avantazhit të krijuar, Tirana u tregua më kërkuese duke dyfishuar rezultatin në minutën e 65-të. Edhe njëherë Behiratce protagonist, me Lulajn që i jep dorën e fundit për të firmosur 2-0. Tre minuta më vonë është Lushkja që i vetëm përballë Qirkos e bën fitoren akoma më komode, 3-0.

Një fitore bindëse e formacionit bardheblu, që duket se e bën akoma më të lehtë ndeshjen e kthimit që do të luhet më 11 maj në “Niko Dovana”, finalja është më afër.

Latest articles

Related articles