Lita: Për atentatin në Shëngjin, po përpiqen të përjashtohet pista politike

Gazetari Lavdrim Lita tha se vrasja e Ardian Nikulaj, ka shumë gjasa të jetë një atentat politik dhe se policia dhe segmente të tjera politike, po mundohen ta fokusojnë çështjen te pista e gjakmarrjes.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lita shpjegoi se Nikulaj kishte shumë rëndësi politike në Shëngjin, ndaj nuk duhet të përjashtohet pista e atentatit politik.

“Po shikoj një përpjekje të policisë së shtetit dhe të disa segmenteve politikë që po tentojnë ta kanalizojnë këtë çështje në çështjen e hakmarrjes duke përjashtuar çështjen e pistës politike, për të cilën unë jam shprehur një herë dhe mendoj se ka më shumë gjasa të jetë një atentat politik, se sa një tentativë e suksesshme hakmarrje apo gjakmarrje.

Kjo sepse personi në fjalë lëvizte i lirshëm në zonën e Shëngjinit. Ai bënte Joking, 5 kilometra vrap vetëm dhe i paarmatosur çdo herë. Nuk janë të vërteta plotësisht informacionet se lëvizte vetëm për makina të blindura, ai kishte një jetë sociale shumë të gjallë në atë zonë.

Kushdo që donte t’i bënte atentat, mund ta bënte në çdo kohë. Por jo tek restoranti ku kishte perimetër sigurie dhe familjare. Pista politike po përjashtohet sepse harrohet që zoti Ardian Marku, kishte një valencë politike në Shëngjin, përmes bizneseve të tij dhe me tenderin e pastrimit (të dhënë nga bashkia Lezhë), kishte të punësuar qindra familje, që mund të përktheheshin deri në 3-5000 vota në zonën e Lezhës. Ne e dimë që kishte ndërruar dhe partnerin politik dhe favorizonte kandidatin e opozitës së bashkuar Pashk Gjonin”,-tha për Euronews Albania gazetari Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles