Ja kush është italiani që pastroi para në shqipëri dhe u kap në Siçili

Salvatore Solazo është arrestuar paraditen e sotme në një hotel luksoz në Sicili. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash ndërsa kompania e tij Softlog është dënuar nga gjykata shqiptare e po ashtu edhe ai me 5 vite nga shkalla e parë.

Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare. Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg.

30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes, shkruajnë mediat italiane.

Latest articles

Related articles