Skënderbeu rikthehet zyrtarisht në Superligë

4-0 ka përfunduar ndeshja e kategorisë së parë të futbollit shqiptar midis Skënderbeut dhe Turbinës së Cërrikut, një ndeshje e cila ka vendosur vulën e hyrjes në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar për skuadrën korçare.

Skënderbeu me fitoren e sotme gozhdon vendin e parë me 48 pikë, ku ndiqet nga Dinamo me 44 pikë, të cilët humbën sot përballë Lushnjës. Nga ana tjetër hap fals ka kryer edhe Flamurtari i Vlorës i cili ka humbur në shtëpinë e vet përballë beratasve të Tomorit, duke ngelur në shifrën e 40 pikëve.

Ivan Gvozdenoviç ka meritat absolute të ngjitjes së Skënderbeut në Superlige, i cili e mori skuadrën në momentet më të këqija duke e rikthyer aty ku vite më parë bëri historinë edhe në ligën e Europës.

Latest articles

Related articles