Erion Veliaj rrezikon postin nga ligji i Dekriminalizimit. Por asnjë parti politike nuk e ka çuar në Prokurori

Media pranë  Erion Veliaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës, ka zbuluar se rivali Belind Këlliçi nuk ka diplomë të Shkollës së Mesme, pavarësisht se është shkolluar në Universitetin e Maryland në SHBA.

Por vetë Erion Veliaj ka probleme të pasqaruar me shkollimin dhe udhëtimet e tij të padeklarara jashtëvendit, siç e kërkon ligji i dekriminalizimit.

Para disa vitesh, gjatë një fjalimi kryebashkiaku Erion Veliaj u tha disa afganëve që edhe ai ka qenë dikur refugjatë si ata dhe shpjegoi se si ka ecur për tre ditë nëpër male, për të mbërritur në Greqi.

Takova një djalë të vogël që donte të bëhej futbollist. Kur jam larguar nga Shqipëria si refugjat, kam qenë 10 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur tre ditë për të shkuar nga mali në Greqi”.1 shtator 2021.

 

Mirëpo Kryebashkiaku Erion Veliaj mund të ketë shkelur ligjin e Dekriminalizimit, ndoshta nga pakujdesia apo mosdhënia rëndësi, në përpilimin e formularit.
Në pikën 8 të formularit kërkohet të deklarohet nëse kanë jetuar për më shumë se 1 muaj në një vend të huaj. Veliaj thotë se ka jetuar në Miçigan në SHBA, nga shtatori 1998 deri në dhjetor 2002; dhe ka jetuar në Britaninë e Madhe nga dhjetori 2004 deri në qershor 2005. Këto janë vetëm dy deklarimet e Veliajt. Mos deklarimi është shkelje e rëndë e ligjit dhe ka pasoja deri në heqjen e mandatit.

Mirëpo këto dy përvoja jashtë Shqipërisë bien ndesh me jetëshkrimin e tij, më të detajuar që gjendet tek Shoqata për Autonomi vendore, në të cilën thuhet se z.Veliaj ka jetuar dhe punuar në disa vende, nga Amerika e Jugut deri në Afrikë. Madje ka harruar të thotë se ka punuar si përkthyes në Kosovë.

Partia Demokratike nuk e ka çuar këtë dosje në Prokurori. Nëse prokuroria nuk do të ishte e kapur dhe do kishte vullnet, këto gjëra mund të sqaroheshin fare lehtë edhe nga vetë prokuroria.

Ai ka deklaruar në emisionin Opinion se ka qenë emigrant ilegal 3 muaj në Greqi, por që nuk rezulton askund.

Pjesë nga Intervista në TV Klan, 5 maj 2015.

Ju keni emigruar në moshë fare të re për në Greqi, në ç’vit?
Unë jam larguar drejt Greqisë pas vdekjes së babait. Kemi ecur tri ditë në këmbë me dajën tim.

Në ç’moshë ishit?
Isha 11 vjeç e gjysmë. Daja im më i vogël, pas vdekjes së babait, tha që unë të shkoja me ta të punoja në Greqi, ndërsa nëna të kujdesej për vëllain e vogël. Në kushtet e asaj traume, ime më mendoi se ishte më mirë për mua që të ikja diku jashtë për të jetuar më mirë, por pa pasur parasysh peripecitë. Mbaj mend që kufiri i Kakavijës kalohej lehtë atëherë. Jam rikthyer në Kacika, zona periferike e Athinës, ku qëndrova në atë kohë. U riktheva si sekretari për emigracionin dhe takova ata njerëz që më pritën në atë kohë.

Sa kohë qëndrove në Greqi?
Kam qëndruar tre muaj e gjysmë. Kryesisht asistoja në punët e fermës, çoja ujin, ushqimin, sepse isha fëmijë. Ndjesia e marrjes së parave të para, pak dhrahmi, ishte shpërblim i një mundi.

Latest articles

Related articles