“Rama mahniti Parisin”- Ornela Vorpsi shpjegon frazën dhe akuzon : Ishte një pyetje jashtë mase budallaqe

Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi ka akuzuar Alban Dudushin për pyetjen që i ka bërë vite më parë për kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Një grusht librash” të Beti Njuma ajo sulmoi dhe gazetarin Alban Dudushi me të cilin e bëri intervistën e bujshme. “Unë thashë që kur erdhi në Paris, Rama mahniti Parisin”.

Më tej, Vorpsi tha se Rama njohu vetëm jakën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, pasi parisienët janë më femërorë.

Kur thashë se Edi magjepsi Parisin, Alban Dudushi tha pse gjithë Parisin takoi ajo, një pyetje jashtë mase budallaqe. Objektivisht nuk takohet e gjitha Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.

Do të kisha shumë dëshira ta thoja se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç. Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën.

Latest articles

Related articles