Padia e Veliajt, gazetari Koka: Aksion parapolitik, sot gazetari akuzohet se merr një intervistë

– Gazetari Bledian Koka ka shkuar sot në Gjykatën e Tiranës, pasi u padit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për disa denoncime që ai ka bërë në emisionin “Piranjat”. Pas dështimit të seancës së parë, e cila konsiderohet si seancë pajtimit, Blendian Koka doli jashtë ambientevë të Gjykatës për të mbajtur një prononcim për mediat. Në fjalën e tij, ai u shpreh se paditësi i tij nuk kishte shkuar në Gjykatë, megjithatë pyetjet ia bëri edhe njëherë publikisht, duke i kërkuar përgjigje. Por shtoi edhe përgjigje lidhur nëse Veliaj kishte miqësi apo jo me shtetasin Miliad Lopa, e nëse kishte udhëtuar ndonjëherë me të.

“Sot një gazetar akuzohet se ka marrë një intervistë. Është aksion parapolitik. Të flasësh në Shqipëri sot është krim. Ai përdor të gjithë pushtetin e tij për të bërë presion tek gazetarët. Ajo që ka ndodhur sot, është gati në kufijtë e surreales. Kjo është medalje nderi në gjoksin tim, nder më të madh nuk mund të ketë. Minimalisht kjo është një lajm i mirë. Fakti që kemi bërë diçka që ngacmon nervin është një gjë e mirë. Kjo i bën nder Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Për mua kjo është ditë e mirë. Pres seancën e radhës që na e lanë me 5 maj. Sot i bëj të njëjtat pyetje: A e njihni shtetin italian? A keni kërkuar që të blini një incenerator në Bashkinë e Kostancës në Rumani?A e njeh shtetasin Milliad Lopa? A ka udhëtuar me të? Këto janë pyetje shtesë dhe normalisht do të duhet që të kisha përgjigje si gazetar,”-tha Bledian Koka.

Latest articles

Related articles